Çifti i njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër për herë të dytë.

Ditën e sotme, këngëtarja ka sjellë në jetë djalin e tyre.

Lajmin e ka bërë me dije aktori me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ai ka zbuluar edhe emrin që kanë zgjedhur për vogëlushin. Ata kanë vendosur ta quajnë djalin e tyre, Amen.

“Ashtu si mbyllet fundi i çdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllen dhe ditët e pritjes tende Amen!!! Ashtu qoftë, është kuptimi i fjalës Amen, në dakortësi me Zotin për ty, ashtu qoftë! Për çdo Haleluja ka një Amen, për ty Amen ka një Haleluja”, shkruan Bes Kallaku.

Previous articleVuçiç hap profil në TikTok dhe bëhet viral: Përshëndetje! Unë jam Aleksandri
Next articlePanxhar, Domate, Karrotë – Lëngu i Zemrës së Fortë