Po ashtu, Dafina dhe Arilena kanë paralajmëruar këngën e tyre më të re. Më herët, Arilena postoi një foto të saj, përkrah së cilës shkroi “Thirre…”, që mban një pjesë të titullit të këngës me Dafinën. Ndërsa kjo e fundit i ka komentuar Arilenës poshtë fotos: “Ma mirë shko…”.

Nga këto postime e komente, kuptohet se kënga mes dy vajzave mund të vijë më shpejt nga ç’e prisnim dhe ne mezi po presim të dëgjojmë se çfarë kanë përgatitur.

Nga ana tjetër, Lyrical Son dhe Mc Kresha u rikthyen me një bashkëpunim mas shumë kohësh mungese në muzikë.

“A ju ka marrë malli? Nesër, Mc Kresha dhe Lyrical Son – Dilem Jashtë”, shkruan Lyrical Son përkrah një postimi në Instagram.

Kënga mban titullin “Dilem Jashtë” dhe u prit mjaft mirë nga publiku.

Kujtojmë se kënga e fundit e tyre ka qenë “Ajo po don”, që u publikua në korrik të vitit të shkuar.