Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike u organizuar javën e kaluar dhe përfshiu pjesë nga muzika e përdorur në 19 video-games si NierMonster Hunter dhe Final Fanatasy. Megjithatë në një raportim nga Shukan Bunshun shfaqen dokumente që tregojnë planet fillestare të eventit, ku përfshiheshin 5 këngë të papërdorura që vinin nga lojërat e Nintendo si Super MarioThe Legend of Zelda dhe Pokemon.

Faktet që mbështesin idenë se muzika nga lojërat e Nintendos u hoqën nga ceremonia janë dhe luajtja e 2 pjesëve për çdo titull në listimin final nga Final Fantasy, Monster Hunter, Kingdom HeartsChrono Tiger dhe Tales Of.

Shukan Bushun shpjegon se arsyeja që Nintendo u tërhoq në momentin e fundit nga eventi ishte ndryshimi i planeve nga Hiroshi Sasaki, i cili mori rolin e creative director para se të jepte dorëheqjen për shkak të disa komenteve mbi një komedian japonez. Ky ndryshim planesh e largoi Nintendon nga pjesëmarrja në këtë ceremoni pak çaste para nisjes.

Disa nga planet origjinale të Sasakit ishin përfshirja e Nintendos në ceremoninë hapëse, bashkë me një seksion ku mund të shfaqej Lady Gaga me një kapele të kuqe. Kjo pjesë e NIntendos në event nuk ishte i vetmi element që “humbi” gjatë rrugës. Raportimi tregon se idetë origjinale të Mikikos përfshinin dhe një seksion hapës ku Akira shfaqej me një motor të kuq.

geek