Finalizohet në Elbasan fushata sensibilizuese

Është finalizuar në qytetin e Elbasanit rrugëtimi 16 ditor i aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu e finalizon në shkollën “Bardhyl Popa” në Elbasan, kur u bë bashkë me Ministren e Arsimit Evis Kushi dhe Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, për të rritur ndërgjegjësimin tek të rinjtë, për t’u bërë ata të parët promotorë të të drejtave grave, për të qenë një zë i fuqishëm kundër çdo forme të dhunës, për t’i dhënë fund dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Në të njëjtën linjë vijoi edhe ministrja e arsimit Evis Kushi e cila vuri theksin në rëndësinë që ka arsimi në uljen e këtij fenomeni.

Gjatë 16 ditëve në të gjithë vendin u organizuar aktivitete sensibilizuese me qëllim ngërgjegjësimin e popullatës për barazinë gjinore dhe eleminimin e dhuNES.