Home ELBASANI SOT VIDEO/REHABILITOHET LULISHTJA “KOSTANDIN KRISTOFORIDHI”

VIDEO/REHABILITOHET LULISHTJA “KOSTANDIN KRISTOFORIDHI”

55

Një tjetër investim i rëndësishëm

Një tjetër investim i rëndësishëm po realizohet në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit, në Lulishten “ Kostandin kristoforidhi”. Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga Kreu i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë parë nga afër punimet që po realizohen në këtë lulisht, të cilat kanë nisur pak kohë më parë. Kreu i Bashkisë këtë inestim e ka cilësuar si një kënd të ri rekreativ e të gjelbër që po i shtohet jo vetëm banorëve të Njësisë 1 por dhe gjithë qytetarëve të Elbasanit.

Drejtuesi Politik i qarkut Damian Gjiknuri, ka vlerësuar Bashkinë e Elbasanit për investimet e shumta që po kryen në qytet, ndërsa shtoi se ky investim në qendër të qytetit, do të marrë një pamje bashkohore jo vetëm nga vizitorët e shumtë, por edhe për vetë qytetarët elbasanas. Sakaq ai shtoi se edhe në vitin në vijim ka plane masive për ndërhyrje në infrastrukturë në shumë lagje të qytetit, si edhe monumente historike.

Ky projet përfshin veshjen me mermer të bazamentit të Bustit të “ Kostandin Kristoforidhit, por edhe rikonstruksinin e lulishtes përreth bustit, si edhe ndriçim.