Vitet e fundit Belshi është kthyer një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në Qarkun e Elbasanit, por problem ka qenë akomodimi.

Me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, një projekt i Bashkisë së Belshit tashmë këtu po ndërtohet një kompleks i cili do të prekë turistët. Ky kompleks do të menaxhohet nga bashkia e Belshit. Kompleksi agro turistik parashikon ndërtimin e dhjetë ndërtesave alpine më një kapacitet prej 10 shtretërish, gjithashtu edhe vendin e përcaktuar për kampe. Ndërsa liqeni i Marinzës do të kthehet edhe një zonë plazhi. Duket se shumë shpejt Belshin do të mund ta shfrytëzoni për plazh, kompleksi agro turistik pritet të jetë gati në mes të muajt Prill.

Megjithatë projekti ambicioz ka hasur në probleme, pasi ka konflikte pronësia në tokën ku po ndërtohet. Konflikti në Belsh për këtë projekt ka ndodhur mes familjes Tafani dhe Bashkisë së Belshit. Kjo familje pretendon se vendi ku po ndërtohet kompleksi është pronë bujqësore e tyre. Ata akuzojnë kreun e Bashkisë së Belshit, madje kanë bërë një padi në SPAK si dhe një ankesë tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Top Channel