Dhjetë shqiptarë janë arrestuar si anëtarë të dyshuar të një organizate kriminale në Spanjë, që merrej me kultivimin dhe shitjen e marijuanës.

Mediat spanjolle raportojnë se të arrestuarit janë të moshave nga 19 deri në 25-vjeç të cilët kishin ndërtuar një sistem të sofistikuar ngrohjeje dhe ndriçimi me energji elektrike. Policia ka bërë sekuestrimin e 6 parcelave me mbi 2 mijë rrënjë marijuane si dhe 4 mijë euro.

Mediat spanjolle raportojnë se të ndaluarit konsiderohen si grup i strukturuar kriminal, i cili operonte në disa banesa dhe ndërtesa industriale në provincën e Alicantes.

Ata janë vënë në dispozicion të gjykatave të ndryshme për krime kundër shëndetit publik dhe pjesë e një grupi kriminal, ndërsa 3 prej tyre janë futur në burg.