Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Vranisht, Devoll.

Mësohet se një mjet tip “Benz”, duke ecur me shpejtësi ka marrë para tufën me dele, në pronësi të një banori të  këtij  fshati, duke shtyppur 30 kokë dele.

Pas aksidentit zjarrfikësja ka bërë të mundur pastrimin e rrugës, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici.