Ditën e nesërme Shoqatat e Biznesit do të dalin në protestë. Edhe kreu i PD-së, Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka bërë thirrje që nesër në orën 10:00 i gjithë biznesi të ngrihet në protestë dhe të ulë qepenat ndaj politikave negative të qeverisë së Edi Ramës.

‘Nesër, në ora 10:00, i gjithë biznesi në protestë!’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në postimin e tij në Facebook, që e shoqëron edhe me ankesat dhe revoltën e biznesit.

Ndërkohë rikujtojmë se PD dhe PL kanë thirrut një protestë më datë 12 nëntor, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama.