Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka shpallur kreun e qeverisë, Edi Rama si armik, pasi sic tha kryetari i PD po punon kundër interesave të shqiptarëve.

Berisha iu drejtua Ramës, duke i thënë se ka bërë gabim që është larguar sot për në Vlorë, madje ka bërë gabim edhe që ka blinduar zyrat.

“Ne jemi armiq Edi Rama, sepse ti pushtetin e do për të pasuruar veten, për të varfëruar qytetarët. Kurse unë dhe këta qytetarë që janë sot këtu, lirinë e duan për të bërë të lirë shqiptarët, për ti kthyer atyre dinjitetin.

Edi Rama, ne jemi armiq. Sot ti ja ke mbathur. Gabim ke bërë, Sot ke blinduar dyert, gabim ke bërë.

Ne nuk veprojmë pabesi. Kur të themi mbathja, do tja mbathësh.

Së dyti, mos harro o i mjerë se me forcën e idealeve tonë ne thërrmojmë cdo bunker, shkatërrojmë çdo blindë, asgjë nuk na ndal në përpjekjen tonë për liri.

Edi Rama, ti je problem i madh i lirisë së shqiptarëve. Ti je problem i madh i çdo shqiptari. Ti qëndron në pushtet me votën e grabitur dhe të plaçkitur, me votën e përgjakur dhe me votën e blerë

Ti pushtetin e plotë monist e vendose duke u rrëmbyer votën e shqiptarëve. Harrove ti që me këto akte ke shkelmuar idealet e të gjallëve dhe të vdekurve. Ke shkelmuar sakrificën e shqiptarëve.

Edi Rama ke shkelmuar ëndrrën e rinisë studentore”, tha ndër të tjera Berisha.