Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha feston sot 79 vjetorin e lindjes. Ai në një mesazh video ka shprehur mirënjohje për familjarët e tij, “që kanë sakrifikuar aq shumë për mua”.

Në mesazhin e tij të shpërndarë në faqen e tij në Facebook, Berisha nuk harron edhe miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij për, ‘ndihmën e tyre fort të çmuar që kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim’.

Sot 79 vjeç!

Miq, nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetës time.

Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj. Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë për mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim. #sb

https://rumble.com/embed/v3mt4ga/?pub=1j3sut

© SYRI.net