Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend, ku ka folur sërish sot në lidhje me protestën e banorëve të 5 Majit.

“Të ftosh qytetarë në bisedime është një akt normal, tiu përplasësh tavolinën e tyre me grusht, janë akte ekstreme që e kanë aplikuar ndaj qytetarëve pushtuesit, dhe përveç tyre diktatorët. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, informoj se do të merret nismë ligjore për mbrojtjen e banesave të qytetarëve shqiptarë.

Me praktikën që po ndjek kreu i Meduzës, janëë qindra dhe mijëra banesa në rrezik. Janë qytetarë që kanë lindur dhe janë bërë prindër aty, që të gjitha janë ndërtuar para 2014, ku ligji parashikonte legalizimin përpara urbanizimit. Nuk jamë kundër zhvillimit, ama jamë kategorikisht kundër shkatërrimit të pronave të qytetarëve, pa përmbushur rregullat e tregut”, tha Berisha.