Ish kryeministri, Sali Berisha: Tani përgatitin më të madhen aferë që ka njohur Europa, përvetësimin e më shumë se 800 mijë metër katrorë tokë që e ka vlerën 2000 euro për metër katrorë. Ky truall po merret nga një kompani inekzistente. Këto janë zgjedhje lokale por kanë vlerë të jashtëzakonshme lokale. Ne kemi nisur një revolucion ku synojmë të clirohemi nga narko-shteti.

38 mijë qytetarë janë arrestuar për drita. Në asnjë vend të botës nuk arrestohen qytetarët për çështje civile, por këtë e bën Rama për të ngjallur frikë tek qytetarët ashtu si etërit e tij. Përveç kandidatit të Ramës këtu kandidon edhe një tjetër që është kopje e Lul Bravës. Unë nuk e njoh personalisht atë, por dy gjëra ju them, nëse e ndjente veten të përkushtuar ndaj jush, atëherë ai do hynte në garë dhe nuk do emërohej nga askush tjetër përveç jush. Ju keni kontatuar që tani, Lulzim Brava është peng i Ramës dhe kur e kam thënë këtë në fillim, njerëzit kanë qenë skeptikë, por tani kanë dalë dokumente të pakundërshtueshme. Ju të gjithë e dini aferën “Toyota Yaris”.

Secili prej jush po të kishte bërë një deklaratë të tillë, do ishte në qeli për dekonspirim të operacionit. Por dosjen ja mbylli Edi Rama. Nga ana e Belgjikës, unë ju garantoj se do i shkohet deri në fund dosjes, Tani nuk del askund, është mbyllur se ka frikë se mos e gjuajnë me vezë dhe domate sepse u hodhi gaz lotsjellës demokratëve.

Mos ngatërroni logon, sepse logon e PD-së e ka rrëmbyer me ndihmën e Edi Ramës dhe policisë së tij. Logo e vërtetë është kjo, “Shtëpia e Lirisë”. Me datën 6 mars votoni këtë logo, numrin 3 në fletën e votimit, Elton Banon. Ju garantoj se kjo votë do jetë një ogur i bardhë për ju dhe mbarë shqiptarët.