Gjatë prezantimit të Bardh Spahisë si kandidat i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për kreun e bashkisë Shkodër, ish kryeministri Sali Berisha nuk la pa përmendur edhe rivalët që garojnë kundër.

Ndaj kandidates së PS, Majlinda Agoni, Berisha u shpreh se ajo kishte bërë gabim që kishte zgjedhur të përfaqësonte kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet për kreun e Shkodrës.

Ndërsa ndaj kandidatit të PD, Xhemal Bushati, Berisha drejtoi një thirrje duke i kërkuar që të mendohej sërish dhe të tërhiqej nga fushata me arsyetimin se ka gabuar duke zgjedhur të përfaësonte kryedemokratin Lulzim Basha.

Ish kryeministri, Sali Berisha: Kam bindjen se 6 marsi do të jetë festa e fitores së Shkodrës. Garon këtu edhe partia e Edi Ramës, nuk kam ndonjë fjalë personale për shoqen Agoni por dua t’i the se ke bërë gabimin më të madh që ke zgjedhur të përfaqësosh Edi Ramën në këtë bashki të mrekullueshme. Nuk të takonte të përfaqësosh një njeri që e urren Shkodrën dhe po e zbraz duke përzënë rininë.

Ke kohë të mendohesh. Kurse për Xhemalin e kam një fjalë. Ishe njëri mes nesh se unë nuk mohoj asgjë, po të doje, merrje pjesë në primare dhe të garantoj se do kishe respektin tonë të plotë. Nuk e zgjodhe këtë por atë që nuk të takonte kurrë të përfaësos atë që shkelmon cdo ditë mbi veten e tij Lul Bravën. Do i bie shkurt. I nderuar Zoti Xhemal, mos u bëj shoku Xhemal, kaq kam për ty. Lëre këtë fushatë, bëj ca ditë pushim dhe takohemi përsëri kur të mbarojë fushata. Se gabime bëjnë të gjithë.