Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se 14 maji do të jetë një ditë firote për pluralizmin. Ai u shpreh i sigurt se do të jetë ditë fitore në Tiranë për Belind Këlliçin.

Deklaratat e Berishës u bën gjatë një takimi në seli me kryetarët e degëve të Tiranës.

Fjala e Berishes:

Së pari, një falenderim të përzemërt për punën që po bëni në këtë fushatë e cila për nga rëndësia e saj tejkalon çdo fushatë tjetër politike dhe vendore që është zhvilluar nga ’92-shi deri më sot.

Sytë e të gjithë Shqipërisë janë të drejtuar nga Tirana. Ju keni konstatuar, ka një optimizëm të madh. Ka një entuziazëm të qytetarëve dhe demokratëve kudo që shkoj, gjej një situatë të elektrizuar. Ka një vetdije të madhe, se kjo është një fushatë, po aq sa është vendore, po kaq është politike dhe e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Edi Rama duhet të marrë në këtë fushatë përgjigjen më të hidhur që meriton. Është në detyrimin e PD të bëjë gjithçka, për të mobilizuar çdo resurs të saj, në mënyrë që 14 maj të jetë një ditë fitoreje për pluralizmin, të jetë fitore në Tiranë për Belind Këlliçin. Fitore për kandidatët e Lirisë, të cilët janë sot për herë të parë në 32 vite, kandidatë të zgjedhur me procedurën më demokratike dhe më të civilizuar që ekziston të forcave politike.
Edi Rama, ju e shihni, duke filluar nga ai vetë, duke përfunduar te çdo bashkiak i tij, për shkak të firmave që kanë vjedhur, janë të përshtatshëm për hekura.

Absolutisht, është 10 herë më i inkriminuar Rama, se sa narko-trafikanti i Bulqizës, të cilin e arrestuan. Duhej arrestuar 4 vite më parë, vodhi për 4 vite, por çfarëdo që bëri, ai nuk ka vjedhur as 1/100, as 1/300 e vjedhjeve që ka bërë Edi Rama. Këtë duhet ta ketë të qartë çdo shqiptar.

Pra, kemi të bëjmë me rivalë të inkriminuar kokë e këmbë, si Artur Bushi, apo ky i Bulqizës, janë pa përjashtim të gjithë bashkiakët e PS, sepse kanë ndjekur shembullin e Edi Ramës, Belinda Ballukut, Arben Ahmetajt, me radhë.

Ndaj edhe, duhet të bëjmë gjithçka që qytetarët shqiptarë të ndërgjegjësohen, se nuk votohet ai që të vjedh. Se vota për hajdutin është vota për mjerimin tënd, për varfërimin tënd, për shkatërrimin e vendit. Po kjo, si realizohet? E keni në dorë ju!

Kjo kërkon një mobilizim total të anëtarësisë dhe mbështetësve tanë. Harrojini ekranet. Ekranet, lëre që na i ka mbyll qeveria për opozitën, siç e shihni, po ekranet janë të akullta, të ftohta, janë me distancë nga qytetarët. Shtrëngimi i duarve, biseda e shkurtër, takimi me me 3-4 vetë në shkallë, në shesh të pallatit, në kafene. Kjo është mënyra për të bërë gjithçka që të ndërgjegjësojmë çdo qytetar: se hajdutët nuk votohen! Se votove hajdutët, e shtyve këtë rrokullisje.

Se përveç atyre në Shqipëri të mos mbetet kush tjetër. Ka një rëndësi kapitale kjo. Dhe mos harroni se ju keni këtu pothuajse 1/3 e popullsisë. Nuk ka rëndësi më të madhe, peshë, vlerë më të madhe, sesa këtu puna juaj.

Anëtarët tanë, mbështetësit tanë në këtë betejë, duhet të kenë një plan ditor sa qytetarë do të takoj sot, 2-3, 5. Sa arrita të takoj, se nuk i gjeta. Nesër do t’i gjej, por ama me shënime. Nuk ka nevojë sot të shtojmë asgjë, ajo që mund të quhet propagandë, sot është një realitet absolut.

Në Tiranë kemi një njeri, paraqesim një qytetar të vërtetë të këtij qyteti. Një demokrat, një qytetar të virtytshëm, të shkolluar, që e do qytetin, i do qytetarët. Ka përballë falsin më të madh që ka patur ndonjëherë Shqipëria në karrige, nuk ka njeri më fals se Erion Veliaj. Po çfarë është falsi? Falsi është mashtrim.

Njeriu që paraqitet fals në çdo gjë, ai ka mungesë totale respekti për çdo qytetar. U shtirem në këtë mëyrë unë, thotë. Një njeri që vjedh, vetëm taksa anti-kushtetuese dhe anti-ligjore e arsimit ka arritur në 42 milionë euro. Por, ai nuk njeh Kushtetutë, njeh vjedhje. Me atë taksë, ai ndërton shkolla 6 milionë euro. Ne duhet t’ja shpjegojmë, të ulemi me çdo qytetar.

Një kryetar bashkie që e ka katandisur Tiranën në një nga 10 qytetet më të ndotura në botë. Nuk e themi ne këtë, e thotë Numbeo.

Po si e katandisi?

E katandisi para së gjithash, nëmëpërmjet çrregullimit të qëllimshëm të trafikut, dhe nëpërmjet kullave që ndërton.

Dakord. Ti po ndërton korsi për biçikletat, shumë mirë. Por, në qoftë se ti trafikun e makinave e ngadalëson me 50%, ti u bën gjëmën njerëzve me atë, sepse ai rri në trafik dhe thith ajër të ndotur, toksik, ajër me përqendrime shumë të larta ciklopentani.

Pra, kjo është njëra anë.

Gjithçka ka bërë në këtë qytet, ky e ka bërë krejtësisht në funksion të një fasade, dhe në dëm absolut të shëndetit të qytetarëve.

Tirana ka numër makinash 3-4 herë, se sa ka Berlini, Parisi, dhe qytetet e mëdha të tjera. Por, atje respektohen disa kritere. Nuk bëhet me trafikun siç bën ky. Me kullat, ky rrit dendësinë e popullsisë. Aty ku ndërtohet një kullë, duhet të ketë një sipërfaqe shumë të madhe përreth saj. Kurse ky e çon në 20 mijë banorë kilometrin me kullat që ndërton, se nuk kanë sipërfaqe. Njerëzit i marrin frymën njëri-tjetrit në këto hapësira.

U ndala te këto, për të mos thënë pastaj vjedhjen e tmerrshme me inceneratorin.

Ai është 5 herë, 10 herë më i inkriminuar se ai i Bulqizës. I Bulqizës për 3 milionë, se ia ka dhënë një të afërmi. Po këtij dasmën ia bëri vëllai, se i dha tenderin. Ia dha vëllait të vetë tenderin, për të bërë dasmën e tij në Kështjellën e Gjirokastrës.

Kjo është më e pakta, si shembull.

Nuk votohet hajduti, nuk votohet falsi. Sepse drejtësia do të vijë edhe për Edi Ramën, edhe për Erion Veliajn, dhe për çdonjeri. Ligji për të hequr parashkrimin, absolutisht do jetë ligji i parë, do të shkojë deri në referendum kombëtar vendosja e tij. Pushtetar që vjedh dhe parashkruhet pas 7 vitesh, nuk do ketë kurrë më. Se këtu e bazojnë këta. Vodhi Arben Ahmetaj, u them unë ju, në vitin 2013 impulse, u kap me impulset e Albtelecom-it, ia mbathi në Rumani. Ndenji atje me azil politik, derisa gjeti një prokuror këtu që i mbylli çështjen. Nuk do ketë më mbyllje çështjesh.

PD është e gatshme që të shkojë deri në referendum. Parashkrimi është amnisti mor zotëri, është njësoj si të amnistosh qeveritarët. Vidh ti, bëhu njëherë milioner, bëhu dhe miliarder, bli edhe ndonjë prokuror se pas 7 viteve je i amnistuar. Do të marrë fund kjo, ndaj edhe qytetarët duhet ta dinë. Nuk duhet të votojnë kontingjente njerëzish që janë kontingjente për t’u burgosur për shkak të veprave që kryejnë.

Por kjo nuk realizohet me ekrane, kjo realizohet me takime derë më derë, kokë më kokë, me grupe të vogla, me anketa të vogla. Edi Rama është i tmerruar, të gjitha aktet që bëri do i kthehen në bumerang nga ne. Opozita do marrë pjesë dhe do fitojë në zgjedhje. Por, ai do bëhet përgjegjës për gjithçka që po bën. Ndaj edhe, thashë që t’ju takoj edhe njëherë.

Strukturat tona duhet të jenë të gjitha, nga mëngjesi deri në darkë në këtë betejë jetike për Tiranën dhe Shqipërinë. Punë e madhe është bërë, por potenciali është shumë më i madh.

Çdo ditë tani ka peshë më të madhe, se po shkojmë drejt 14 majit.