Leonard Daçi nje nga zyrtaret e bashkise Bulqize, i akuzuar per shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat publike, ndaj te cilit rendon masa e sigurisë arrest me burg”, sapo është dorëzuar në ambientet e gjykatës, ku po bëhej verifikimi i masës ndaj kryebashkiakut Alla dhe zyrtarëve të tjerë.

Masa e sigurisë ndaj tij dhe zyrtarëve të tjerë, mes të cilëve edhe ndaj kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, lidhet me abuzimin me tenderin për Ujësjellësin.

Daçi është paraqitur në ambientet e gjykatës nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës. Sakaq vijon seanca për verifikimin e masës së sigurisë të personave të përfshirë.