Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me situatën në PD, teksa po fliste për projektin e TAP në ambientet e jashtme të Kuvendit.

“Unë po flas për projektin e shekullit, mos ta ngatërrojmë Bashën ne TAP-n”.

Teksa mohoi të jetë në krye të protestave kundër rritjes së çmimeve, Berisha tha se po punon për bashkimin e  PD

“Nuk po i organizoj unë protestat. Po t’i organizoja më keni në ballë. Po merrem me intensitet të madh për bashkimin e PD”.