Biblioteka Publike ” Qemal Baholli” e Elbasanit tani do të ketë një hapësirë të re online për ofrimin e shërbimeve të saj digjitale, duke vijuar më pas me arkivimin e të gjitha materialeve të brishta, koleksioneve të vjetra me synimin për t’i bërë ato më të aksesueshme për publikun. “Falë bashkëpunimit me Albanian Canadian Development Alternative, kemi hedhur hapin e parë në digjitalizimin e të gjithë fondit tonë arkivor të institucioneve kulturore dhe arsimore të qytetit të Elbasanit”, thotë kryebashkiaku Gledian Llatja. Biblioteka e Elbasanit rradhitet ndër bibliotekat më të pasura të vendit për nga pasuria që zotëron, e cila prej shumë vitesh aplikon edhe sistemin e dixhitalizimit.Biblioteka shquhet jo vetëm për veprat e rralla por edhe për koleksionet e fondit të periodikut të periudhës para luftës II Botërore, ajo numëron rreth 200 000 libra e koleksione periodiku, në gjuhën shqipe e të huaj.Krahas pasurimit me libra, biblioteka rrit çdo ditë shërbimin ndaj lexuesve të qytetit dhe numurin e aktiviteteve të saj.Biblioteka publike “Qemal Baholli” është një vepër bamirësie e Nazif Bahollit ish pronar i njohur i qytetit të Elbasanit në vitin 1930.Mbas vitit 1945 fondi i saj u pasurua me bibliotekën albanologjike e ballkanollogjike, pronë e Lef Nosit ( intelekual, atdhetar, politikan e studjues).