Sipas mediave amerikane ,Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale.CNN,BBC,NBC,ABC,CBS,AP dhe USA Today kanë njoftuar menjëherë për fitoren e Biden.
Votat e numëruara në Pensilvania, e çuan atë në 273 vota elektorale – duke i dhënë 77-vjeçarit Shtëpinë e Bardhë. Me fitoren e Biden, në 20 Janar si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara ndërsa Kamala Harris, do të bëhet nënkryetarja e parë femër, dhe nënkryetarja e parë me ngjyrë aziatiko-amerikane.
Ndërkohë ka qenë stafi i Donald Trump,që lëshoi një deklaratë në emër të tij duke pretenduar se Biden nuk ishte fituesi real dhe do të luftonin me përpjekje ligjore për këtë fitore të cilësuar sipas tyre,të vjedhur.
“Ne të gjithë e dimë pse Joe Biden po nxiton të paraqitet në mënyrë të gabuar si fitues dhe pse aleatët e tij në media po përpiqen kaq shumë ta ndihmojnë atë: ata nuk duan që e vërteta të zbulohet.
‘Fakt është që këto zgjedhje nuk kanë mbaruar kurrë. Joe Biden nuk është certifikuar si fituesi i asnjë shteti. Votat ligjore vendosin se kush është president, jo media e lajmeve,” ka shkruar stafi.