Investimet nuk kanë qenë të suksesshme as për një yll futbolli si Kristiano Ronaldo.

Portugezi ka humbur rreth 10 milionë euro pas shitjes së një apartamenti që kishte në Kullën Trump në Nju Jork. Sulmuesi e bleu atë në vitin 2015 për një shifër prej 16 milionë eurosh. Zbehja e shanseve të tij për t’u transferuar në Mejor Ligë Soker, kampionatin e futbollit në Amerikë duket se e ka detyruar Ronaldon që ta nxjerrë në ankand.

Siç raporton Nju Jork Post, Ronaldo e nxori në shitje pronën tre vite më parë për më pak se gjysmën e parave të investuara, rreth 9 milionë dollarë. Por ofertat në drejtim të tij munguan, kjo e ndikuar edhe nga pandemia.

Kjo bëri që çmimi të bie dhe Ronaldo ta shesë apartamentin e tij për 7.28 milionë dollarë, rreth 6.3 milionë euro, që nënkupton humbje prej 10 milionë eurosh. Një shifër që gjithsesi nuk është se ndikon shumë në të ardhurat e 37-vjeçarit, gjithsesi, tregon se edhe një futbollist si ai, gabon në investime.