Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë të poremte masat e sigurisë për tetë të arrestuarit për korrupsionin me varret në Tufinë.

Mësohet se trupa gjykuese ka lënë në burg drejtorin varrezave të Tufinës, në Bashkinë Tiranë, Eljodor Ndini.

Masat e vendosura nga Gjykata për personat e arrestuar:

-Eljodor Ndini “arrest në burg”

-Gazmend Daja “arrest në burg”

-Bujar Lica “arrest në burg”

-Alban Ajazi “arrest në burg”

-Latif Shehu “arrest në burg”

Ndërsa për tre të arrestuarit e tjerë gjykata ka vendosur:

Endrin Milla “arrest në shtëpi”

-Fatjon Gjonaj “arrest në shtëpi”

-Xhemal Mena “detyrim paraqitje”

Theksojmë se skema korruptive është zbuluar nga Prokuroria e Tiranës dhe Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin përfitonin shuma parash nga 30.000 deri 50.000 lekë të reja, duke bërë  të mundur pronotimin e varreve për shtetas të ndryshëm.