Home ELBASANI SOT VIDEO/BLEGTORIA NË RËNIE NË ZONËN E DUMRESË

VIDEO/BLEGTORIA NË RËNIE NË ZONËN E DUMRESË

19

Bie numri i bagetive të imta dhe të trasha

Edhe pse Shqipëria ka një terren të përshtatshëm për të zhvilluar blegtorinë, sektori nuk po gjallëron më ritmet që duhet përkundrazi bizneset e fushës kanë hyrë në një cikël mbijetese për shkak të mosfunksionimit të zinxhirit dhe kostove të larta.

Në zonën e Dumrese në bashkinë e Belshit pavarësisht terrenit të përshtatshëm fermerët kanë hequr dorë nga mbajtja e krerët e imëta të trasha. Në zonë nuk ka më shumë se 5 lopë. Sipas banorëve levizjet demografike, por dhe rritja e cmimeve për të punuar tokën dhe i plehrave ka bërë që ata të heqin dorë nga gjëja e gjalle.

Rënia e numrit të bagëtive ka krijuar vështirësi per baxhot e përpunimit të qumështit. Nëse dikur këto biznese e siguronin bazën e parë lehtësisht në zonë tashmë u duhet ti drejtohen bashkive të tjera.

Rënia e numrit të bagëtive të imëta dhe të trasha është reflektuar edhe në rritjen e cmimit te qumështit dhe nën produkteve të tij.