Tregu prej 4 vitesh bosh

4 vite më parë bashkia e Gramshit ndërtoi tregun për  shitjen e rrobave të përdorura për tregtarët ambulantë e  kryesisht nga komuniteti rom dhe egjyptian. Projekti i realizuar kishte si qellim largimin e tyre nga tregtimi në rrugët e qytetit. Gjatë këtyre 4 viteve tregu nuk ka funksionuar asnjë  ditë dhe  sipas tregtareve tregu nuk plotëson kushtet pasi  është ndërtuar në njië vend qe eshte  I fshehur dhe nuk ka infrastrukturën e duhur për të vendosur mallin.

Shefi I zyres tatimeve dhe tregjeve në Gramsh  Ardit Jance thotë se do të ndërhyjnë për të bërë një investim tjetër dhe të plotësojnë kushtet.

 Pritet që pas investimeve të nevojshme në përmirësimin e infrastrukturës edhe tregëtarët të kthehen aty.