Shpeshherë kemi parë që figurat e njohura të ekranit bëjnë xing në veshje me njëri-tjetrin. Kësaj here ka rënë në sy fustani i moderatores Bora Zemani, i cili është i njëjti me atë që ka veshur para një viti Xhensila Myrtezaj.

Një veshje e ëmbël “pink” me të cilën dy bukuroshet e ekranit shqiptar janë dukur mjaft bukur, por cilës mendoni se i shkon më shumë?

Xhensila shkëlqeu me veshjen në festën e vjetshme të ditëlindjes së të voglës së saj, ndërsa sivjet ka zgjedhur një stil krejtësisht tjetër për t’iu përshtatur bukuroshes së saj.

Ditën e djeshme Ajka mbushi 3 vite jetë dhe mami dhe babi vendosën që t’i dhuronin një ditëlindje të paharrueshme, duke u arratisur në destinacionin e ëndrrave të çdo fëmije, në “Disneyland”.

Teksa familja e bukur po shijon qëndrimin atje, nuk kishte si të mungonte një urim mjaft i ndjerë nga Besi, të cilin e ka shoqëruar me foton kur Ajka ka qenë më e vogël.

“3 vite nga dita e lindjes tende, 3 vite nga dita sikur kam ardhur njehesh me ty ne jete pasi jeta dhe fryma moren kuptim ate dite, pikerisht. 3 vite ne hirin e plote te dashurise! @xhensilamyrtezaj”, ka shkruar aktori i humorit.

icon style