Dosja e vjedhjes së 700 mijë Euro cigare në Polis të Elbasanit, e cila u bë shkak edhe për videoskandalin e kontrollit të “Stop”, për 5 vjet u hetua nga 8 prokurorë në Elbasan.

Prokurorja e parë ishte Pranvera Stafa. Prokurori i dytë Binas Nina kuptoi që kjo dosje ishte me hile dhe e dërgoi në Tiranë për të mos e hetuar vetë.https://www.youtube.com/embed/rd0PqlVXMaM

Më pas vjen, Elio Mazreku, prokurori i Tiranës, të cilit donin t’ia ngecnin këtë dosje, E ndjera Erida Kokonozi dhe Armanda Xhaferri. Kjo e fundit vetëm sa e ka pluhurosur këtë dosje pasi nuk ka bërë asgjë.

Ervin Beqiri filloi të kishte progres me hetimin, por u përjashtua nga Vettingu. Prokurori i fundit Platin Aliçka e zvarriti 1 vit çështjen dhe po tenton ta nxjerrë pa lagur të dyshuarin kryesor Ismail Balla.

“Kryeprokurorja e asaj kohe është shprehur se është provuar katërcipërisht që ka ndodhur vjedhja dhe janë zbuluar autorët. Shprehet që nuk është çështja e jona, dosja qëndron dhe hetimi bëhet në atë vend ku ndodh vjedhja”, tha denoncuesi.

Ndërkohë prokurori i fundit, Platin Aliçka, ka përfunduar hetimin dhe e akuzon Ballën për përvetësim të mallrave, jo për vjedhje.

“Ky kështu e thotë. Se nga e mori, ky nuk ka hetuar dhe nuk ka bërë asnjë lloj hetimi”, tha denoncuesi.

“Stop” ka publikuar fakte ekskluzive të një prokurori që e ka pasur dosjen në Elbasan dhe treon si u manipulua dhe si kanë përfituar prokuorët e Elbasanit nga i dyshuari kryesor për këtë vjedhje.

Ish-prokurori i çështjes, Ervin Beqiri, tregoi sesi eksperti Gentian Hidri dhe Pranvera Stafa kanë marrë para nga Ismail Balla, duke i lënë atij të ruante cigaret e vjedhura.

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Për sa kohë këtyre ju del ndonjë emër gjyqtari, prokurori, këta janë gati. Sepse ne për momentin jemi armiqtë e popullit dhe i mbajmë ne të gjitha përgjegjësitë.

I infiltruari: Ëëë mo, se dhe të pafajshëm nuk jeni, po hë…

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Pjesë e shoqërisë tonë, bashkë me juve, d.m.th…

I infiltruari: Po pse bashkë me ne?! Apo ju vjen Ismail Balla, ju kollitet? Më fal prit ta them unë…! Dëgjo këtu! Gentian Hidri i bën letrën, si i do qejfi, ju bëni qetësinë, që palët vetëofrohen. Këtë do të thuash ti? Jeni ju, që na impononi.

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Jetojmë në këtë shoqëri, thashë.

I infiltruari: Jo mo, jo…

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Jetojmë në këtë shoqëri,- këtë thashë.

I infiltruari: A t’ia fal Pranvera Stafës?!

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Ore unë nuk po…

I infiltruari: A t’ia fal Platin Alickës këtë?!

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Ore janë marrë lekë, e di unë…

I infiltruari: A t’ia fal Ismail Ballës? Po pse t’ia fal, mor burrë?!

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Po jo mo, s’tha njeri, që t’ia falësh.

I infiltruari: Ti je koshient, që ai zotëria nuk ka pasur presion fare…! Kishte 3 vjet, që kishte shitur mallin (cigaret e vjedhura) dhe prokurori nuk e dinte këtë gjë! As ti s’e dije. Më fal, pse nuk u mor njëherë në pyetje ky zotëria?! Problemi është tek Gentian Hidri…

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Jam dakord, nuk e diskutoj, e kemi fol… Normal unë e di, që…

I infiltruari: E kemi fol 100 herë këtë punë…? A starton këtu biseda? Ma ke thënë vetë, që ai ka prish provat? Ia ka lënë mallin hajdutit? A e kemi thënë këtë gjë?

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Atë nuk e diskutojmë ne…

I infiltruari: I mbështetur nga prokurori i asaj kohe, që është Pranvera Stafa?

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Dyshimi është, që ata janë autorët. Patjetër! Tani kanë qenë prezent tek vendi atje, apo kanë qenë 200 metra më tutje, kjo është çështje e momentit dhe tutje…fakti, që ai kishte një numër aq të madh kolish, tregon, që ai është bashkëpunëtor klasik dhe jam shumë dakord me këtë pjesë. Gjithsesi ajo ka bërë gabim, (Pranvera Stafa) sepse dosja, kjo pjesa, në momentin, kur u kap prova, materiali, ajo duhet të kishte vepruar më shpejt, se kjo…Për këtë ke të drejtë, duheshe ta kishte mbyll brenda 6 muaj në 2018-ën! Në fakt këta të dy duhet të kishin vajtur në gjyq!

I infiltruari: Më ndodhte me gjithë prokurorët, edhe me ty, ta them troç fare. I takoja herën e parë, të dytë, shumë dashamirës, shumë bashkëpunues, për të zgjidhur gjënë. Herën e tretë kishte ndryshuar historia…Pse ndodh kjo gjë? Ma thuaj ti! Më fal për injorancën…!

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Ja ta them unë! Sepse herën e parë, të dytë, s’i kishin lexuar letrat. Herën e tretë, që kishin lexuar letrat, kuptuan, që ishte e vështirë, ishte ngatërruar keq dosja…

Beqiri tha se është e provuar, që Ismail Balla është një nga bashkëpunëtorët kryesorë në këtë vjedhje. Njerëzit e akuzës përfituan nga autori i vjedhjes, ndaj kjo dosje edhe pas 5 vjetësh, nuk ka një fajtor.

I infiltruari: Po Platini, se i pari dhe i fundit e kanë topin?

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Platini mund të ketë marrë, në qoftë se ka kërkuar, edhe mendoj unë, vetëm për të dhënë kusht, dënimin me kusht, se që do dënoheshin ata, s’kishin ku të shkonin. Në qoftë se ai ka marrë lekë, ka lozur pak paraprakisht…

I infiltruari: Presion?

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Mund të ketë bërë veprime, të cilat e kanë sfumuar veprimin dhe e kanë çuar në këtë vijë. Në qoftë se e shikojmë në këtë kënd vështrim, është tek akt-ekspertimi kontabël.

I infiltruari: Ooo, po ça është kjo?!

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Po të lexosh, me aq sa lexova unë kërkesën, ai është bazuar tek akt-ekspertimi kontabël…

I infiltruari: Po pra, nuk gjen të drejtën, por fillon dhe gjen gabime tek mua…!

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Fakti, që është fokusuar tek akt-ekspertimi kontabël, mënyra si është bërë dhe konkluzioni, ka dalë nga akt-ekspertimi kontabël, del pikërisht tek 4 kolitë, duke qenë me 4 koli dhe jo me 54, sfumohet rëndësia e çështjes dhe është bërë loja, që t’i japim kushtin…

I infiltruari: Po pra, e ka çuar Platini atje…

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Ok, se këtu është ideja gjithmonë, se ndryshe, kur thua 4 koli, ndryshe 54, ndryshe kur thua 4 milionë, ndryshe kur thua 54, i bëra me një milionë koka, ndryshe 4 ndryshe, 54! Ka koncept tjetër, nuk mund që dhe del pikërisht te 54 duhet të kuptosh dhe këtë gjë… (nuk kuptohet)

I infiltruari: O Vini një sekondë…!

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Një sekondë! Tek numri i madh i sasisë së cigareve, e bën atë bashkëpunëtor, sepse kjo ka dhe logjikë juridike. Tani Balla, për mua është bashkëpunëtor.

I infiltruari: Ose autor…?

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Është bashkëpunëtor. Kur ne përdorim shprehjen bashkëpunëtor, është pjesë e veprës së vjedhjes.

I infiltruari: Fiks!

Ish-prokurori Ervin Beqiri: Kështu e përdorim ne shprehjen. Kurse ajo vepra penale tjetër, që ka bërë Platini, është tjetër, që ti duhet ta dije, që ky mall ishte i vjedhur dhe nuk duhet ta bëje, por që s’ka lidhje me atë tjetrën. /tvklan.al