Deputeti socialist Erion Braçe, publikon një pjesë të fjalës së tij Sali Berishës, nga protesta e mbajtur dje në Tiranë. Ish-kryeministri e quajti Edi Ramën “armik” dhe jo kundërshtar politik.

Sipas Braçes, kjo është kultura e armikut që ka Sali Berisha, me në thelb fashizmin oriental. Ai kujton burgosjen e kryetarit të atëhershëm të opozitës Fatos Nano, rrahjen e Edi Ramës e deri dhe vrasjen e protestuesve në Bulevard.

Kjo eshte “kultura e armikut”; Ne thelb te fashizmit oriental! Me kulturen e armikut, mbylli ne burg per me shume se tre vjet, kryetarin e opozites, armikun Fatos Nano; Me kulturen e armikut, rrahu deri ne kufijte e vdekjes, publicistin ate kohe, armikun Edi Rama;

Me kulturen e armikut, pushkatoi kater armiq ne mes te bukevardit; Me kulturen e hajdutit, poqi te gjalle punetoret e gjore te Gerdecit, ku ishte nje nga bizneset e fashizmit oriental”, shkruan deputeti Erion Braçe dhe publikon videon e mëposhtme.