Autoritetet britanike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të rrinë në shtëpi pasi kanë frikë se stuhia e ditës së sotme mund të jetë më e fuqishmja në 30 vite.

Sipas Mirror Uk, erërat me shpejtësi rekord prej mbi 100 mph priten në të gjithë vendin këtë mëngjes, ndërsa janë mbyllur shkollat dhe shumë shërbime të tjera, duke mos lejuar as qarkullimin e automjeteve.

Miliona njerëzve iu tha mbrëmë të qëndronin brenda, të punonin nga shtëpia, të anulonin planet e udhëtimit dhe të qëndronin larg bregdetit nëse nis stuhia .

Ekspertët janë të shqetësuar se kushtet mund të krijojnë një fenomen moti jashtëzakonisht të rrezikshëm të njohur si ‘avioni thumbues’ , në një hapësirë të ngushtë.

Familjet janë paralajmëruar të presin rrëzim të pemëve, mbeturina fluturuese, përmbytje të rënda, çati të hedhura në erë dhe rrëzim të linjave të energjisë. Ekziston edhe frika e bllokimit të rrugëve dhe rrugëve hekurudhore, ndërprerjes së fluturimeve.

Sinoptikanët janë veçanërisht të shqetësuar për shkak se stuhia po godet gjatë orës së pikut të mëngjesit – dhe në zonat shumë të populluara.