Fotografia e Konstantinos Tsakalidis është tronditëse! Pamja e shkrepur në Evian perëndimore e një 81-vjeçareje është bërë virale në rrjet. E moshuara largohet nga banesa e saj, e cila është përfshirë nga flakët, ndërsa duke bërtitur mban duart në kraharor.

Shkrepja ngjan me pikturën e artistit ekspresionist norvegjez, Edward Munch, e titulluar “Britma”, e pikërisht për këtë arsye kanë nisur edhe krahasimet në rrjet.