Home ELBASANI SOT VIDEO/I VIHET FLAKA KONTENIERËVE TË MBETJEVE

VIDEO/I VIHET FLAKA KONTENIERËVE TË MBETJEVE

37

Situata problematike në disa lagje

Ndotja e mjedisit vijon të jetë shqetësuese në disa lagje të qytetit të Elbasanit. Siç është vënë re gjatë muajve të shkuar problematika kryesorë është hasur me vendosjen dhe pastrimin e kontenierëve . Gjatë ditëve të fundit për shkak të grumbullimit dhe papastërtisë që është krijuar nga mbetjet në kontenierët në lagjen “Shën Koll” banorët i kanë vënë flakën duke bërë që situate të jetë serioze dhe shqetësuese për banorët të cilët jetojnë këtu.

Banorët e lagjes shprehen për “Egnatia News” që kjo gjendje po behet e papërballueshme për ta pasi kanë shtëpitë fare pranë.

Ata kërkojnë që mbeturinat të pastrohen rregullisht në këtë mënyrë të evidentohet edhe djegia e tyre nga persona të papërgjegjshëm.

Gazetare Sara Koci