Dritan Shehi: po fillojmë keq me dokumenta që paraqiten këtu që janë nul. Ju kryetare jeni një dijeni për ndryshimet në datën 11 dhjetor. Mos paraqisni dokumenta që bëjnë veprime staliniste, ju bëj thirrje ju mos u bëj mbështetës por anti-Kushtetuese dhe unë ju këshilloj që të verifikoni gjitha dokumentat pastaj të paraqesni Kuvendit prandaj këto dokumente janë “nul” , i kanë sjellë njerëz duke mos pasur asnjë vlerë.

Nikolla: Unë nuk interpretoj vendimmarrjet që merr merrni ju, Alibeaj është zgjedhur në grupin parlamentar të PD-së

Oerd Bylykbashi: Ju jeni në kundërshtim me ligjin. Zonja kryetare ne jemi deputetë të republikës së Shqipërisë dhe mandati ynë nuk e cakton grupi parlamentar. As ju dhe as ky Kuvend nuk e ndryshon grupin parlametar që është lexuar në shtator. Vetëm kur ne kemi dëshirë të largohemi vetë mund të largohemi. Përtej njoftimit që bëtë, që është i paligjshëm, sepse personat që e kanë sjellë nuk kanë funksion në PD. Rregullorja po shkon nga poshtë lart. Nuk përcakton asnjë të drejtë që i heq tagra përfaqësimi deputetëve. Ne jemi deputetë të PD-së. Cënohet demokracia dhe përfaqësia.