Në Pyllin e Kuq, në zonën e përjashtimit të termocentralit bërthamor ukrainas në Çernobil, ku ushtria ruse gërmoi llogore dhe u përpoq të ndërtonte fortifikime, “u regjistruan nivele anormale të larta të rrezatimit”.

Kështu raporton në Telegram, Kompania shtetërore e Ukrainës për energjinë bërthamore Energoatom, kreu i së cilës Petro Kotin së bashku me specialistët e Kompanisë vizituan një nga zonat e pyllit.

Indeksi i rrezatimit të jashtëm “është 10-15 herë më i lartë se normali”, shpjegon Energoatom, duke shtuar se “një nga treguesit që formon rrezatimin e brendshëm të marrë nga banorët nga sipërfaqja e tokës (qe quhet ndotja Beta)” është “160 herë më i lartë se norma”.

“Këto materiale gjenden tani në një thellësi prej 40-80 cm; pushtuesit kanë gërmuar më thellë. Kur gëlltitet, ky lloj rrezatimi është dhjetëra e qindra herë më i fuqishëm se rrezatimi gama dhe beta”, thotë Energoatom, duke arritur në përfundimin se të gjithë ushtarët rusë që kanë qenë në Pyllin e Kuq dhe kanë gërmuar prej afro 30 ditësh, do të përballen me sëmundje nga rrezatimi me ashpërsi të ndryshme”.