Sonte në mbrëmje në orën do të luhet finalja e madhe e Ligës së Konferencës në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku Roma dhe Feyenoord do të përballen mes tyre. Kryeqyteti shqiptar është “pushtuar” nga tifozë të shumtë nga Italia dhe Holanda, të cilët kanë ardhur për të mbështetur ekipet e tyre.

Tifozët holandezë duken mjaft të dhunshëm dhe mbrëmjen e djeshme kanë shkaktuar trazira në kryeqytet. Një tifoz i Feyenoordit u shpreh për “Euronews Albania”, se Tirana nuk do të jetë më e sigurt nëse skuadra e tyre fiton. Ai tha se tifozëria do të festojë deri në orët e para të mëngjesit, madje do të kërkojnë që tifozët italianë të Romës të festojnë me ta.

Holandezi tha:

Pasi ne të fitojmë, Tirana nuk do të jetë më e sigurt. Ne do të festojmë deri në orët e para të mëngjesit. Do të gjejmë tifozët italianë, të festojmë me ta faktin që ne fituam. Të martën do të fluturojmë drejt Roterdamit, do të festojmë edhe atje. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit shumë miqësore. Do të kthehem sërish