Për një mbarëvajtje të sigurt të situatës në finalen e madhe të Conference League, e cila do të luhet sot në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, Policia e Kosovës do të niset për në Tiranë në ndihmë të policisë shqiptare.

Zëdhenësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për “Express” se për këtë ndeshje do të jetë edhe ndihma e tyre për efektivët e Tiranës.

Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Kelani.

Po gjatë ditës së sotme, drejt kryeqytetit janë nisur efektivë nga Elbasani dhe Shkodra.