Zërat për gjendjen shëndetësore të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan janë rikthyer sërish, pas një videoje të re që tregon se ai ka vështirësi në të folur.

Gjatë fjalës së tij, presidenti turk u shfaq i ngjirur, fakt që “ndezën” skenarët për gjendjen e tij shëndetësore.

Megjithatë, ai është kujdesur të sqarojë se zëri i tij është i ngjirur pasi është ftohur gjatë inaugurimit të urës së re në Dardane, teksa temperaturat ishin të ulëta atë ditë

Kohët e fundit kanë qarkulluar zëra për gjendjen e tij shëndetësore, por presidenca turke këmbëngul se Erdogan është i shëndetshëm. /abcnews.al