Një aksident automobilistik ka ndodhur në afërsi të Memaliajt.

Në orët e para të ditës së sotme, në aksin rrugor Memaliaj – Krahes në vendin e quajtur Mogila mjeti tip opel me targa AA876OJ me drejtues shtetasin Gerald Mehmetaj ka dalë nga jashtë rruge.

Fillimisht drejtuesi ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore por më pas ka pasur shqetësime shëndetësore dhe është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Pas testit drejtuesi rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool, ndërkohë që policia po heton në lidhje me shkaqet që çuan në aksident.