Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë pozicionuar në ambientet e jashtme të stadiumit Air Albania.

Ata duken teksa vendosin skafandrat dhe bëhen gati të futen brenda në stadium. Nuk dihet ende nëse ka ndodhur ndonjë incident, ndërkohë që prej nisjes së ndeshjes në shkallët e stadiumit janë regjistruar disa përplasje mes tifozëve