Në datën 24 qershor Microsoft do të zhvillojë një event, ku surpriza më e madhe mund të jetë prezantimi i Windows 11, i cili u bë leak pak ditë më parë.

Deri më tani Microsoft ka publikuar disa hints që na bëjnë të besojmë se Windows 11 do të prezantohet gjatë këtij eventi. Ky rifreskim do të sjellë një user interface të re, dyqan Windows të ri dhe shumë më tepër. Për më tepër detaje ndiqni paragrafët e mëposhtëm.

Windows UI i ri

Përmes screenshots të publikuara dhe mjaft videove në internet mësuam se si do të duket ndërfaqja e re e Windows 11, me një Start Menu të re që gjendet në qendër të taskbar-it. Versioni i ri duket mjaft i ngjashëm me Windows 10X, i cili u anulua nga Microsoft për t’u fokusuar në Windows 11. Gjithashtu u vu re përdorimi i këndeve më të rrumbullakosura në dritaret e hapura dhe përmirësimi i multitasking midis tabletëve, laptopëve dhe desktop PC.

Një Windows Store i ri

Ne besojmë se gjatë këtij eventi Microsoft do t’i kushtojë pak kohë dhe rifreskimit të Windows Store. 
CEO Satya Nadella premtoi një update të rëndësishëm që do të fokusohet në mundësitë ekonomike për krijuesit dhe developers. Dyqani i ri me shumë mundësi do të jetë i hapur kundrejt të gjithë aplikacioneve dhe lojërave.

Një fokus në gjërat më të rëndësishme në Windows

Pasi pandemia e COVID-19 rriti ndjeshëm numrin e përdoruesve, Microsoft kërkon të tregojë dedikimin e kompanisë kundrejt kërkesave tyre, duke e bërë sistemin operativ më produktiv. Ndërfaqja e re do të përmirësojë multitasking si në desktop ashtu dhe në tablet, bashkë me suportin për multiple monitor. Ekziston një mundësi që Microsoft të sjellë dhe aplikacionin më të ri Xbox, i cili do të përmirësojë eksperiencën e gaming në Windows.

Geek room