Nis sot raundi i tretë i fazës së grupeve me disa ndeshje interesante , ku mes tyre spikasin sfidat Real Madrid – Inter si dhe Atalanta – Liverpool .

Pas humbjes shokuese me Shakhtar dhe barazimit me Borusia Monchengladbach , Realit i duhet me patjetër një fitore ndaj Interit për ta mbajtur në garë për kualifikimin e fazës së grupeve gjë e cila nuk duket dhe aq e lehtë për të besuarit e Zidane .

Zidane në një deklaratë për shtyp është shprehur :

” Kemi një kundërshtar tepër të vështirë përballë siç është Inter , me një skuadër dhe një trajner të shkëlqyer , të cilëve po ashtu si ne vetëm fitorja u bënë punë , për të rimarr kreun e grupit “

Kjo sfidë shihet nga kompanitë e basteve jo dhe aq e barabartë ku fitoren e Los Blancos-ve e kuotojne me koefiçentin 1.80 dhe atë të zikaltërve me 4.00 .

Një tjetër supersfidë pritet të jetë dhe ndeshja mes Atalantas dhe Liverpool . Ku të besuarit e Gasperinit do të kërkojnë fitoren ndaj Liverpool për t’i rrëmbyer vendin e parë këtyre të fundit . Kompanitë e basteve e kuotojne si të barabartë ndeshjen , ku Atalantës i vënë koefiçentin 3.10 me 2.05 Liverpoolit. Priten emocione pafund në këto dy super përballje .

Previous articleRindërtimi/ Rama: 2500 banesa private gati deri në mars 2021
Next articleDisa çaste nga tmerri në Austri (Video Ekskluzive)