Sonte, Champions-i do të ngrejë siparin për sezonin e ri futbollistik 2022/2023, me 8 ndeshjet e fazës së grupeve.

Në orën 18:45, do të zhvillohen dy duele Dinamo Zagreb-Chelsea dhe Dortmund-Kopenhagen.

Në orën 21:00 do të luhet 6 sfida, ku ajo që do të marrë vëmendjen totale është finalja e parakohshme, PSG-Juventus.

Milani do të ndeshet në transfertën austriake ndaj Salzburgut.

Reali i Madridit do të udhëtojë drejt Skocisë ku do të ketë përballë Celtic.

Ndeshjet e tjera janë: Benfika-Makabi Haifa, Lajpcig-Shaktar Donjetsk, Sevilla-Mançester City.