Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të futbollit, i cili aktivizohet në radhët e ekipit turk, Konyaspor, Sokol Cikalleshi, ka shënuar sërish këtë të diel për skuadrën e tij.

Goli i kavajasit ishte vendimtar në këtë ndeshje, pasi vendosi fituesin e sfidës.

Në minutën e 13-të, sulmuesi kuqezi, pas një krosimi nga këndi, goditi me kokë topin që përfundoi në rrjetën e skuadrës kundërshtare.

Sokol Cikalleshi po paraqitet mjaft mirë në Turqi këtë sezon, teksa ka shënuar 5 gola me skuadrën turke.

Futbollisti shqiptar është grumbulluar nga trajneri Reja për tri ndeshjet e që Kombëtarja do të zhvillojë ndaj Andorrës (25 mars), Anglisë (28 mars) dhe San Marinos (31 mars), në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022’”.

Top Channel