Juventus dhuron suprizën më të madhe në fundjavën e Serie A. “Zonja e Vjetër” u mund në shtëpi 1-0 nga Benevento, ndërsa kjo humbje mund të rezultojë goditja e “KO” në garën për titullin kampion. Me Interin të ndalur nga Covid-19, Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij kishin rastin më të mirë për të ngushtuar diferencën dhe për të vendosur nën presion rivalët e përjetshëm.

Por parashikimet u rrëzuan nga goli i Gaich në minutën e 69-të, që vulosi dështimin e Juventusit, për t’I dhënë skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme për shpëtimin.
(balkanweb)