Pas spitaleve Covid në kryeqytet edhe pavioni në Durrës po shkon drejt ezaurimit të kapaciteteve për shtrimin e pacientëve me koronavirus. Për të shpërndarë fluksin, prej të martës u hap zyrtarisht edhe pavioni në Elbasan, ku janë shtruar pacientët e parë.Në Shkodër situata paraqitet e qëndrueshme.

Për shkak të shtimit të personave që kanë nevojë për trajtim mjekësor, është bërë e mundur hapja e pavioneve Covid në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

5 pacientë u shtruan në 24 orët e para të punës në pavionin e posaçëm që ka në në dispozicion 81 shtretër.

Për mjekët epidemiologë rritja e rasteve është pasojë e neglizhencës së qytetarëve. Fajësojnë veçanërisht të rinjtë.

Evisa Mici, mjeke epidemiologe: Kjo ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave, të distancimit social dhe rregullave të mbrojtjes kundër Covid nga ana e qytetarëve.

Mbi 900 persona po përballen me koronavirusin dhe 167 të tjerë kanë humbur jetën në rang qarku.

Përballja me pandeminë ka ndarë qytetarët.

Një pjesë thonë se tashmë është jashtë kontrollit e të tjerë ende janë skeptikë për rrezikun.

“Këta njerëz nuk marrin vesh fare, këta janë budallenj të gjithë se nuk e kuptojnë. Qeveria duhet të mbyllë të gjithë klubet, duhet të mbyllë klubet sa më parë se po e marrin në qafë këtë popull.”

“Kush tha se nuk ka Covid?! Për mua nuk ka Covid, ka politikë të mbrapshtë!”

Kapacitetet në Repartin Covid në Durrës 70 shtretërit janë janë në prag të ezaurimit për shkak të fluksit të pacientëve që kanë kërkuar trajtim spitalor.

Ndërsa në Spitalin e Shkodrës situata është e qëndrueshme me rreth 20 të shtruar në pavionin me 90 vende për trajtimin e të sëmurëve me Covid.

egnatia news