Kjo është surpriza e aktorit të humorit për të gjithë fansat e tij, një këngë e kënduar nga Agron Llakaj. Në “Instagram”, Llakaj ka postuar një copëz nga bashkëpunimi me këngëtarin e njohur, Ylli Baka.

Kënga i është dedikuar Memaliajt, vendlindjes së tyre. Surpriza do të jetë gati për pak ditë dhe e sigurt është se të gjithë do të kërcejnë.

“Me Ylli Baka…edhe pak ditë dhe “Miniera e floririt” është gati… Këngë për vendlindjen tonë Memaliaj. . Ju uroj një muaj të mbarë për të gjithë! Shëndeti mbi gjithçka!”