ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku u gjet i vrarë me armë zjarri një 25-vjeçar në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije se i riu është vrarë me një plumb në kokë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ai është gjetur rreth orës 07:35 në aksin rrugor Vlorë-Babicë, pa shenja jete brenda makinës së tij tip “Citroen”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/