Edhe në këtë periudhë të vështirë në përballjen me COVID-in mund të ndodhin gjëra të bukura. Një djalë i ri disa ditë më parë kishte shkuar për ta marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, por duket se mjekja e bukur ia rrëmbeu zemrën.

Kur u kthye në shtëpi e kuptoi se nuk po mund ta largonte mendjen nga ajo.

Ky fiksim aq i madh u shtua pasi ai e kishte regjistruar procesin e vaksinimit në Tik Tok, duke i kërkuar edhe identitetin vajzës.

Pasi videoja e tij arriti të merrte mbi 7.5 milionë shikime, vajza realizoi një video ku tregoi të dashurin e saj, duke ia thyer zemrën të riut.

“Shpresoj ta gjesh dashurinë e jetës kur të vish për dozën e dytë. Unë tashmë timen e kam gjetur”, është përgjigjur Daniela