Në të gjithë botën ka shumë fansa të lojës Red Dead Redemption që po presin me padurim prezantimin e versionit të update-uar të lojës, megjithëse ato e dinë se për momentin nuk ka asgjë konkrete.

Sipas disa raportimesh të ndryshme tregohet se GTA 6 do të jetë loja e rradhës që do të prezantohet nga Rockstar Games, e cila është ende larg datës së publikimit. Kjo gjë na tregon se gjërat vështirësohen dhe më tepër për Red Dead Redemption 3.

Distanca kohore mes lançimit të RDR1 dhe RDR2 ishte 8 vite, por mund të ndodhë që distanca mes RDR2 dhe RDR3 të jetë dhe më e madhe. Sipas një leaker-i të njohur, AccountNGT, i cili ka bërë leak median e Star Wars Eclipse para se ajo të prezantohej, GTA 6 do të jetë e vetmja lojë e Rockstar Games për gjeneratën e PlayStation 5 dhe Xbox Series X.

Pra, fansat e Red Dead Redemption do të duhet të presin deri në prezantimin e gjeneratës së re të PS6 dhe Xbox për versionin e update-uar të lojës.

Megjithatë këtë raportim nuk mund ta marrim 100% të sigurtë, deri sa të ketë një deklaratë zyrtare nga ana e Rockstar Games.