Anëtarët e këshillit të lartë të prokurorisë I ashpërsuan sërish tonet me njëri-tjetrin. Pika që nuk ranë dakord ishte ajo e transferimit pa pëlqim të tetë prokurorëve nga rrethet e tjera drejt Tiranës dhe Elbasanit.
Sokol Stojani deklaron se të dyja prokuroritë janë në emergjencë dhe presin zgjidhje nga KLP. Por anëtarët e tjerë kundërshtuan me kërkesën se u duhej kohë për tu njohur me relacionet e komisionit të karrierës
Prokurorisë së Tiranës I mungojnë 39 prokurorë kurse Elbasanit 12. Por gjithashtu mbetet fakt që këto dy prokurori janë më të synuarat nga prokurorët.
Këshilli e hoqi nga rendi I ditës këtë çështje. Aktualisht nga veting janë shkaktuar 121 vakanca në prokurori dhe 165 në gjyqësor
Nga Poli i drejtësisë është ndërhyrë disa herë për të minimizuar vakancat në sistem, më kryesorja përmes Shkollës së Magjistraturës. Por megjithatë vakancat kanë sjellë si efekt stokun në dosjet hetimore dhe sidomos dosjet gjyqësore.
Kohët e fundit KLGJ lëshoi thirrjen për rekrutimin e nëpunësve që do të reduktojnë stokun edhe në dy gjykata të tjera, gjykatën e apelit administrativ dhe apelin e përgjithshëm në Tiranë. Kjo sipas një skeme të aplikuar në gjykatën e Lartë që u mbështet nga amerikanët. Siç kuptohet edhe në shkallët e dyta amerikanët nuk dorëzohen.