Analisti Arian Curri bëri një zbulim që askush nuk e priste dhe tregoi më shumë detaje mbi vendndodhjen e Arben Ahmetajt.

Curri, në emisionin “Top Story” në Top Channel, pretendoi se Ahmetaj ka fituar azil tashmë dhe jeton në një vilë luksoze në Lugano të Zvicrës.

Curri tha se të gjithë e dinë këtë zhvillim, por “duan të na bëjnë për budallenj”, ai tha se e di nga burime të sigurta që Ahmetaj ka fituar azil në Zvicër.

“Dje pyetën Dumanin për Arben Ahmetajn, dhe del kryeprokurori i SPAK e thotë nuk e di ku është, megjithatë do ketë surpriza.Nëse neve ai na thotë, ku shkon dosja, se çfarë ka bërë Arben Ahmetaj, se sa kanë qenë biznesmenët dhe sa para i kanë dhënë Arben Ahmetajt, të cilët janë akoma të lirë, madje njëri më tha “ç`thua mo, unë s`jam jashtë, jam në filan vend, hajde të  pimë kafe” dhe del Dumani e thotë nuk di ku është Ahmetaj. Por ja ta ndihmojmë, Arben Ahmetaj ka fituar azil politik në Lugano të Zvicrës. Janë burime të mia të sigurta dhe shumë shpejt do zbulohet. Sigurisht dhe këta e dinë, por duan të na bëjnë për budallenj.

Madje Ahmetaj ka pasur dhe kohën e duhur, për të rregulluar banesën që është shumë dinjitoze për staturën e Ahmetajt. Dhe ka qenë e gjitha një strategji e ndihmuar dhe nga brenda për të thënë që është në Angli.

Në Angli ishte shumë pak ose aspak sa për të zhvendosur vëmendjen.

Kështu që Drejtësia të mos bëjë lojëra fjalësh se Shqipëria është vend shumë i vogël dhe merret vesh çdo gjë,” tha Curri.