Shfaqja e variantit Delta ka sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 4 918 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 378 raste të reja dhe ka humbur jetën një person.

Rastet e reja me Covid janë konfirmuar 114 vetëm në Tetovë dhe 118 në Shkup.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 21 pacientë.