Alma Kaçi, gruaja që doli në video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ka bërë këtë të dielë një deklaratë të fortë.

Teksa foli për abuzimet e zyrtarëve, Kaçi tha se një ish-drejtor i ALUIZNI-t të Durrësit i punësonte të dashurat e tij si sekretare.

Ajo nuk foli me emra të përveçëm, por theksoi në një intervistë për mediat se të dashurat e këtij zyrtari i blinin diplomat te universiteti “Vitrina”.

“Si Safeti mund të them që ka qindra, s’mund të them se janë kryetarë bashkie, janë nëpër institucione të ndryshme. Ke ish-drejtorë ALUIZNI-t në Durrës, që të dashurat e veta i ka pas sekretare aty, ndërkohë më diploma të blera te “Vitrina” që ka qenë universitet në atë kohë. Ndërkohë që ke me precendentë penalë, e sot i ke drejtoresha në Tiranë. Këto abuzime ndodhin, dhe le të merret SPAK-u, se ka plot të tilla.

Për sakrificën, nëse nuk do të dilte kjo video, do dilte Alma me fjalë goje dhe do thoshte se Safeti bën kështu-kështu në zyrë, asnjë nuk do të besonte”, nënvizoi Alma Kaçi./ CNA